Babai i pengut izraelit të liruar: Po rikthehet në veten e tij të vjetër, falë Zotit ja dolëm

Babai i pengut izraelit të liruar: Po rikthehet në veten e tij të vjetër, falë Zotit ja dolëm

Babai i një pengu izraelit të liruar, i cili u detyrua të hapte varrin e tij në një tunel në Gaza nga Hamasi, i ka thënë BBC-së se shëndeti i djalit të tij po “përmirësohet çdo ditë”. Sipas mediave të huaja, Avishai David foli pasi djali i tij 24-vjeçar, Evyatar David, dhe dy pengje të tjera të liruara, Guy Gilboa Dalal dhe Eitan Mor, u liruan nga spitali dhe u pritën si heronj në shtëpitë e tyre të dielën. “Nuk mund ta shpjegoj sa i lumtur ndihem kur e shoh duke u rikthyer në veten e tij të mëparshme”, shtoi babai. Në gusht, dy muaj para lirimit të Evyatar, Hamasi kishte postuar një video që e tregonte atë të dobësuar në një tunel të ngushtë...