Vijojnë debatet dhe diskutimet në Kuvend, Altin Dumani largohet para kohe

Vijojnë debatet dhe diskutimet në Kuvend, Altin Dumani largohet para kohe

Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar sot në Kuvend mbi punën e organit që drejton për vitin që lamë pas. Prej orës 10.00 të mëngjesit ai u paraqit në sallë, por për shkak të debateve dhe diskutimeve, raportimi nisi vetëm pasdite. Pasi mbaroi fjalën Dumani, morën fjalën deputetët të cilët replikuan mbi përgjigjet që dha kreu i SPAK mbi pyetjet që ata kishin bërë me shkrim. Mirëpo Dumani nuk qëndroi për t’i dëgjuar të gjithë. Kreu i seancës Niko Peleshi lajmëroi se Dumani më herët kishte njoftuar se në orën 19.00 duhej të largohej dhe për këtë arsye ai i njoftoi kreut të SPAK se ishte i lirë, por duhet të qëndronin përfaqësuesit e SPAK për të dëgjuar qëndrimet e deputetëve. Në sallë qëndruan...