Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin, Saranda do të shtrihet deri në Borsh

Reforma e re territoriale pritet të “fshijë” Delvinën dhe Konispolin – Saranda do të shtrihet deri në Borsh   Një nga skenarët që po përflitet në kuadër të reformës së re territoriale parashikon ndryshime të mëdha në hartën administrative të jugut. Sipas informacioneve, bashkitë Delvinë dhe Konispol mund të shkrihen në Bashkinë e Sarandës, e cila pritet të zgjerohet deri në Borsh, duke krijuar një bashki të vetme që përfshin një territor të gjerë bregdetar dhe malor.     Në Delvinë dhe Konispol, dy qytete me traditë të hershme administrative që kanë qenë qendra të rëndësishme lokale shumë përpara se Saranda të merrte rolin e sotëm, ky propozim ka ngjallur shqetësim.Banorët shprehen se humbja e statusit të bashkisë do të thotë humbje e identitetit historik...