Celibashi: S’ka pikëpyetje për legjitimitetin e qeverisë, do eksperimetojmë IA për numërimin

Celibashi: S’ka pikëpyetje për legjitimitetin e qeverisë, do eksperimetojmë IA për numërimin

“Ai që sot qeveris vendin ka legjitimitetin e plotë dhe problemet e 11 majit nuk e vënë në diskutim faktin se kush është ai që do të duhet ta qeverisë këtë vend për 4 vitet e ardhshme, por problematikat ngelen”. Kështu u shpreh në një intervistë ekskluzive në Ditarin me Pandi Gjatën në A2 CNN kryekomisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke komentuar raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki të vendit dhe risitë e pritshme. Sipas tij duhet të adresohen problematikat dhe disa çështje si përdorimi i institucioneve dhe administratës publike duhet të sqarohen. “Të sjelljes së institucioneve publike, të funksionarëve publikë, janë disa çështje që duhet t’i përcaktojmë më mirë në kuadër të reformës së...