Pse nuk hetohet Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

Pse nuk hetohet Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri. Kështu u përgjigj kreu i SPAK Altin Dumani në Kuvend, sipas të cilit kjo është një çështje prioritare, por hetimet janë në fazën paraprake. “Po ka regjistruar një procedim, e kam pohuar edhe në komisionin e ligjeve, por është bërë deklarim publik nga SPAK në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF dhe zyrën e prokurorit publik europian, por me OLAF kryesisht si iniciues i këtij procedimi”. I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti, se pse nuk hetohet Frida Krifca, Dumani u përgjigj: “Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është...