Afera “Partizani”, Dumani tregon a do t’i hiqet Berishës masa e sigurisë

Afera “Partizani”, Dumani tregon a do t’i hiqet Berishës masa e sigurisë

Kreu i SPAK tha vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën për detyrimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficereve të policisë gjyqësore. Dini ndonjë rast që kryeministri të jetë marrë i pandehur sepse ka zbatuar programin qeverisës? Kjo çështje është konkrete, është kaluar në gjykim. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar akuzat dhe ka vendosur ta çojë çështjen për gjykim që të shqyrtohet në themel. Gjithë pyetjet i përkasin seancave gjyqësore në gjykatës së shkallës së parë. Si ka mundësi që Balla nuk u thirr të pyetet nga SPAK? Është në vlerësimin e prokurorëve. Si shpjegohet që Rama nuk u thirr nga SPAK, ndërsa Berisha miratoi vendimin e KKRT u mor i pandehur. I takon...