Tabaku: Pse nuk është marrë Ahmetaj si dëshmitar? Dumani: Për momentin është person në kërkim, i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, iu është përgjigjur këtë të hënë pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton.
Pyetjet e para që ka lexuar zoti Dumani kanë qenë ato të deputetes së PD, Jorida Tabaku, e cila ka bërë disa pyetje lidhur me inceneratorët dhe hetimet që po bëhen mbi to.Lexo edhe :Related Posts
Sa i përket pyetjeve të Tabakut se përse Erion Veliaj nuk është hetuar për inceneratorin e Tiranës, Dumani tha se ende nuk janë mbyllur hetimet.

Ndërsa, pyetjes se a është përpjekur SPAK të marrë dëshmitë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Dumani tha se për momentin ai është një person në kërkim ndërkombëtar. Por asgjë nuk pengon askënd që të bëhet i penduar dhe dëshmitar i drejtësisë.
Pjesë nga pyetje-përgjigjet:
Pyetjet nga Tabaku:
Çështja e 3 inceneratorëve është e lidhur jo vetëm me mënyrën se si është dhënë me PPP, por edhe në lidhje me aktorët se si janë korruptuar. Pse këto 3 inceneratorë nuk janë pjesë e një dosjeje?
A kemi ne një përpjekje të SPAK për të hetuar inceneratorët apo një grup kriminal për këtë aferë korruptive?
Si është e mundur që SPAK nuk e ka marrë ende si të pandehur zotin Veliaj, si kryetar i Bashkisë së Tiranës?
A ka përpjekje nga SPAK për një dëshmi të Arben Ahmetajt nga Zvicra?
Përgjigjja e Dumanit:
Lidhur me inceneratorët, SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve, ku disa janë me vendime të formës penale të prerë, disa në proces hetimi, dhe po vijojnë hetimet për persona të tjerë.
Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për inceneratorin e Elbasanit-Fierit, të dyja procedimet penale kanë kaluar të gjitha fazat e procedimit gjyqësor dhe i kanë gjetur, sa i takon formës së bashkëpunimeve, të drejta veprimet e bëra nga ana e SPAK.
Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende të pandehur zotin Veliaj, dua të them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar.
Lidhur me Arben Ahmetajn, ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar lidhur me inceneratorët.