Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, iu është përgjigjur ditën e sotme (27 tetor) pyetjeve të deputetëve lidhur me aktivitetin dhe punën e bërë nga institucioni që ai drejton.
Dumani, i pyetur nga deputeti Flamur Noka se në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, kemi të bëjmë me korrupsion aktiv apo pasiv.Lexo edhe :Related Posts
Kreu i SPAK tha se institucioni që ai drejton nuk ka sot një bazë ligjore për të ndjekur penalisht patronazhistët.
Ai nënvizoi se SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur kanë qenë qytetarë, qoftë edhe kur kanë qenë institucione.
Pjesë nga pyetje-përgjigjet:
Pyetje: A përbën korrupsion zgjedhor që të falësh gjobat para zgjedhjeve dhe të japësh bonus pensionistëve?
Dumani: Çështja e gjobave të falura është vendosur mosfillim i procedimit penal. Vendimi nuk është ankimuar në gjykatë. U verifikua çdo pretendim.
Pyetje: OSBE flet edhe për rrjetin e patronazhistëve, që nuk është gjë tjetër veçse gjurmim i qytetarëve.
Dumani: Sa i takon patronazhistëve, në momentin që patronazhisti evidentohet në rolin që premton legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, këtu kemi korrupsion aktiv apo pasiv. Ne nuk kemi një vepër penale për patronazhimin. Bëjeni si Kuvend dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale.
Pyetje: A ka dështuar SPAK për të përmbushur përgjegjësitë ligjore për ndëshkimin e korrupsionit zgjedhor?
Dumani: SPAK ka verifikuar çdo pretendim të kallëzuesve, qoftë kur kanë qenë parti, kur kanë qenë qytetarë, qoftë edhe kur kanë qenë institucione. Në çdo rast verifikimet janë bërë në kohë rekord, që çdo kallëzues të kishte një vendimmarrje në një kohë sa më të shpejtë. Sa kohë që kallëzuesit nuk e kanë ankimuar, do të thotë që janë pajtuar me vendimin. Kemi disa procedime penale të rëndësishme, vazhdon hetimi edhe për disa subjekte të tjera.
/vizionplus.tv
