Dumani në Kuvend: Kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë ngushtësisht me ata serbë e malazezë

Dumani në Kuvend: Kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë ngushtësisht me ata serbë e malazezë

Gjatë raportimit të tij në Kuvend për vitin 2024, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për krimin e organizuar shqiptar dhe bashkëpunimin e tij me vendet e rajonit dhe nëse ka të dhëna se kartelet serbe përdorin portin e Durrësit për trafik droge. Dumani konfirmoi se nga hetimet ka rezultuar se krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon me atë serb dhe malazez. “Vizitat dhe takimet në DASH ka qenë një nga më të mirat që kam zhvilluar. Se çfarë është biseduar ne kemi bërë një komunikim me median. Është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK me të gjithë autoritetet ligjzbatuese të Amerikës. Por kjo nuk ka të bëjë me vizitën time në Mal të Zi dhe takimi me prokurorin special aty. Ne kemi një bashkëpunim të...