“Veliaj s’është i pandehur për inceneratorin”. Dumani flet në Kuvend, përplaset edhe me Berishën

“Veliaj s’është i pandehur për inceneratorin”. Dumani flet në Kuvend, përplaset edhe me Berishën

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit, Altin Dumani në raportin vjetor në Kuvend deklaroi se 33 ish-zyrtarë të lartë janë vënë nën hetim në vitin 2024. Sipas tij të dhënat e vitit 2024 tregojnë tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publikë.Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë. Një pyetje ishte ajo e deputetes Jorida Tabaku, sa i përket Erion Veliajt, se përse nuk është marrë ende si i pandehur për inceneratorin e Tiranës. Përgjigja: Hetimet paraprake nuk kanë përfunduar me Veliajn, por vazhdojnë akoma. Një replikë e pati edhe Sali Berisha: Lexohet pyetja dhe pastaj përgjigjja. Jo të lexohet një pyetje hajde pastaj, a kupton?! “Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit,...