Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Britania e Madhe dhuron pajisje moderne për Policinë e Shtetit, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe sigurisë
Policia e Shtetit Investim dhe pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, i dhurohen Policisë së Shtetit, nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe. Donacioni, tregues i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet 2 agjencive dhe besimit të partnerëve britanikë, te puna e Policisë shqiptare. Në ceremoninë formale të nënshkrimit dhe dorëzimit të donacionit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Menaxheri Ndërkombëtar Ndërlidhës nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare, z. Stephen Law, si dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Drejtor Proda falënderoi Zyrën e Operacioneve Ndërkombëtare dhe Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, për mbështetjen e vazhdueshme për strukturat e Policisë së Shtetit. Drejtori theksoi se...