Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Dumani jep lajmin e mirë në Kuvend: SPAK ndihmoi Shqipërinë të rritej me 5 pikë në indeksin global të korrupsionit
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend mbi veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërisë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit. Ai tha gjithashtu se SPAK gjatë hetimeve ka ndjekur parimin e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit, teksa shtoi se vetëm 9.7 % e numrit të paraburgosurve në Shqipëri, janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. “DASH nënvizoi disa nga hetimet e suksesshme të SPAK, duke evidentuar kontributin e institucionit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga ana tjetër roli i SPAK ka ndihmuar Shqipërinë për të përmirësuar me 5 pikë rezultatin e saj në indeksin global të korrupsionit, të...