Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Po na la Zoti jetë, do vijoj të jep prokuror”, Dumani në Kuvend: Kemi hetuar 71 persona për inceneratorët, ja ç’presim
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar ditën e sotme në Kuvend për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2024. Gjatë fjalës së tij, Dumani iu përgjigj edhe disa pyetjeve të deputetes demokrate Jorida Tabaku, lidhur me hetimet ndaj inceneratorëve. Dumani tha se hetimet për inceneratorët vijojnë, teksa shtoi se SPAK do e mirëpriste nëse ish-ministri Arben Ahmetaj do të pranonte të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë. Gjithashtu Dumani tha se nuk ishte tip që dorëzohej apo trembej thjeshtë, teksa shtoi se nëse i lë Zoti jetë, do të vijojë të jetë prokuror i Republikës. Ai gjithashtu përsëriti thirrjen drejtuar Kuvendit për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK. “SPAK ka hetuar në kuadër të 3 procedimeve penale për 3 inceneratorët 71 persona. Po hetohet...