Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend, theksoi se viti që kaloi dhe ky vit ka qenë me statistika katër herë më të ulëta sa i përket vrasjeve të bëra në Shqipëri, krahasuar me vitin e fundit të qeverisë së PD.
“Në vitin tuaj të fundit të qeverisjes ka qenë 1234, pra katër herë më shumë ka rënë numri i vrasjeve në Shqipëri. Mjafton kjo për të thënë që as unë, ministri, e as kryeministri nuk jemi të kënaqur me rezultatet”, tha Balla.
Më tej, Balla cilësoi një nga arritjet më të mëdha ekstradimin për herë të parë të shtetasve shqiptarë në kërkim, të cilët ndodheshin në Dubai.
Ai tha se një vit më parë Shqipëria pati numrin më të lartë të ekstradimeve krahasuar me çdo vend tjetër të Europës.
“A ka brenda Policisë së Shtetit nga ata që e tradhtojnë? Padiskutim. E vërteta është që gjatë vitit 2024 për herë të parë u thye edhe miti i mosekstradimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Shpresoj që të vijojë ky bashkëpunim. Gjatë vitit 2024-2025 Shqipëria ka ekstraduar nga Dubai më shumë se çdo vend tjetër në Europë”, tha Balla.
