Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur në Parlament ka folur për rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit, për të cilin tha se sa vjen dhe rritet.
Gjiknuri u shpreh se PSAK ka shumë sfida, por si ansjëherë më para ka goditur në një mjedis politik që e paragjykon.
Më tej, deputeti socialist tha se SPAk duhet përkrahur për forcën e treguar dhe duhen kërkuar standarde bashkëkohore hetimi.
“Nuk mund të lë pa përmendur rolin e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, një rol që sa vjen dhe rritet. Ky institucuion sa vjen dhe rritet, fakti që tani kemi goditje të shumë grupeve dhe një besim të shtuar të partnerëve ndërkombëtarë në këtë organ tregon progresin që askush nuk mund ta mohojë.SPAK ka shumë sfida sidomos sofistikimi i krimit dhe metodat më të fundit të fshehjes dhe transferimit të pasurive, siç është dhe rasti i kriptomonedhave.SPAK është bërë kryefjalë në luftën kundër korrupsionit duke goditur si asnjëherë më parë, në një mjedis politik që paragjykon sepse nuk është mësuar, ka qëndrime të ndryshme për masat e aplikuara për të njëjtat figura krimi dhe dëshirë të ethshme nga segmente poltike apo mediatike për të bërë gjykime popullore.Kur SPAK shihet nga të tjerë si organ që do të përcaktojë radhë ndëshkimesh, ky është shërbimi më i keq që i bëjnë drejtësisë duke harruar se ndëshkimin final e jep vetëm GJKKO me integritet dhe larg presionit politik të ditës.SPAK duhet përkrahur për forcën e treguar dhe njëkohësisht duke kërkuar standarde bashkëkohore të hetimit”, tha Gjiknuri.
Gjiknuri: “SPAK ka goditur si kurrë më parë, në një mjedis politik që paragjykohet”
