Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Politika dhe krimi në fokus/ Dumani në Kuvend: 33 zyrtarë të lartë nën hetim, pritet të kemi…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani deklaroi se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtarë të lartë. Ndërkohë ai tha nga Kuvendi se rritja për këto raste është rritur numri i dënimeve të formës së prerë. “Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e...