Meta në burg, Blushi “shigjeton” drejtësinë: Prokuroria ka dështuar, 2/3 e të arrestuarve janë të paraburgosur

Meta në burg, Blushi “shigjeton” drejtësinë: Prokuroria ka dështuar, 2/3 e të arrestuarve janë të paraburgosur

Deputeti i PL-së, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka dalë në mbrojtje të të paraburgosurve, duke sulmuar Prokurorinë e Përgjithshme për të cilën u shpreh se ka dështuar dhe duke shtuar se drejtësia është kthyer në “vegël politike”. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur kreu i partisë së tij, Ilir Meta, ndodhet pas hekurave, nën hetim nga SPAK. “Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është vetëm një dokument me statistika, por një raport i ndërtuar mbi jetë njerëzish, dramsh dhe tragjedi familjare dhe shoqërore. Cdo numër në atë raport është një nënë që pret djalin e saj pas hekurave. Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur dhe 1/3 pa akuza. U është privuar...