Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kriminaliteti në rënie! Koçiu: Kriminaliteti në rënie, mbështesim institucionet e pavarura në luftën kundër krimit
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi të hënën në Kuvend një bilanc optimist mbi gjendjen e sigurisë publike në vend, duke theksuar se lufta kundër krimit ka dhënë rezultate konkrete. Sipas ministres, kriminaliteti ka shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa qytetarët shprehin një ndjenjë më të lartë sigurie, falë fuqizimit të Policisë së Shtetit. Një arritje thelbësore, sipas zonjës Koçiu, është dalja përfundimtare e Shqipërisë nga çdo “listë e zezë” ndërkombëtare ku vendi ishte pozicionuar rreth një dekadë më parë. Kjo, sipas saj, është arsyeja kryesore që e pozicionon Shqipërinë si vendin më të avancuar në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rekorde pozitive në statistikat e krimit Ministrja prezantoi shifra të detajuara që mbështesin këtë optimizëm: Vrasjet me dashje Janë regjistruar vetëm 29 vrasje me...