Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Skandal në radhët e policisë/ Tre efektivë nën hetim për lojëra fati, ndalohet dalja jashtë vendit
NJOFTIMI I AMP-së: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj 3️⃣ punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe248 të Kodit Penal. Inspektor H. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i...