Ushtarët e OKB-së rrëzojnë një dron izraelit në Liban

Ushtarët e OKB-së rrëzojnë një dron izraelit në Liban

Një dron izraelit është rrëzuar nga paqeruajtësit e OKB-së të dislokuar në Liban. Është hera e parë që ushtarët e Kombeve të Bashkuara, aktualisht nën komandë italiane, hapin zjarr ndaj mjeteve ajrore të telekomanduara të shtetit hebre. Përplasja ndodhi mbrëmjen e së dielës, 26 tetor, në zonën e Kafr Kilas dhe dëshmon për tensionin shumë të lartë mes kontingjentit ndërkombëtar dhe izraelitëve. Sipas komandës së OKB-së, droni fluturonte “në mënyrë agresive” mbi një patrullë të paqeruajtësve, “duke i detyruar të ndërmarrin masa mbrojtëse për ta neutralizuar”. Versioni i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) është i kundërt, sipas tyre, droni nuk përbënte rrezik. Pas shkatërrimit të dronit të parë, ata dërguan një të dytë që fluturoi mbi të njëjtën zonë të patrulluar nga paqeruajtësit dhe hodhi...