“Shqiptarët po vdesin në qeli”, Blushi akuzon Ramën: Për një cigare hashash 5 vite burg, për një kamion bëhesh deputet

“Shqiptarët po vdesin në qeli”, Blushi akuzon Ramën: Për një cigare hashash 5 vite burg, për një kamion bëhesh deputet

Në një fjalim të ashpër nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, deputeti Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë, duke i cilësuar si vegla në duart e pushtetit politik për të ndëshkuar të pambrojturit. Sipas deputetit, dy të tretat e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur, ndërsa një e treta e tyre mbahen pa asnjë akuzë. Ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme ka treguar një “zell të tepruar” për të përmbushur vullnetin politik të kryeministrit Edi Rama, duke ndjekur urdhrin “burg, burg, burg për të pambrojturit”. Për të ilustruar atë që e quajti drejtësi selektive, Blushi solli disa shembuj tronditës. “Në këtë vend sot, për një cigare hashash dënohesh me pesë vite burg, ndërsa për...