Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë
Qeveria e Malit të Zi do të heqë të hënën, 27 tetor, me procedurë të përshpejtuar, regjimin pa viza për shtetasit turq, njoftoi kryeministri Millojko Spajiç në orët e vona të së dielës përmes një postimi në X. “Do të nisnim bisedime intensive me Turqinë për të gjetur, në frymën e bashkëpunimit të mirë dhe aleancës, modelin më të mirë në interes të të dyja palëve”, tha Spajiç. Ai nuk dha arsye për heqjen e regjimit pa viza. Operacion policor dhe thirrje antiturke Njoftimi i Spajiçit erdhi pasi policia gjatë një aksioni në lagjen Zabello të Podgoricës arrestoi rreth 50 shtetas të Turqisë, përfshirë dy persona për të cilët dyshohet se morën pjesë në një përleshje ku një banor i Podgoricës, M.J., u plagos me...