Kryeprokurori Olsjan Çela është përgjigjur në Kuvend pyetjeve të drejtuara nga deputeti i PD-së Ivi Kaso në lidhje me çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila është dënuar në Greqi dhe nuk e ka deklaruara para vettingut.
Çela tha se çështja përbën vepër penale dhe si rrjedhojë ka sanksione penale.
“Kjo çështje u trajtua dhe gjatë raportimit në komisionin e ligjeve po përbën vepër penale. Janë 13 raste që i kemi refeurar prokurorive sa i përket deklarimit të rremë në formularin e dekriminalizimit. Ka sanksione penale sa i përket kësaj çështje. Në përfundim të verifikimit të rezultatit ja dërgojmë organit kompetent që merret më pas me sanksionet e suibjektit që ka bërë deklarimi”, tha Çela.
Sa i përket afatit të procesit të hetimit, Çela tha,
“Ky proces nuk ka afat. Afati zgjatet 3 muaj sa herë ka nevojë për të përfudnuar verifikimi. Përgjigjet e letërporosive nuk janë në dorën tonë varen nga autoritetet e huaja.
Sa i përket komunkimit për verifikimin ëhstë kërkuar nga KLGJ. Kemi patur komunikim me SPAK duke i dërguar materiale për rastin.
Prokuroria e Përgjithshme është përpjekur të bëjë transparencë të plotë, kushdo të ketë nevojë të marrë informacion informacioni do të përcillet”, tha Çela.
Irena Gjoka nuk deklaroi dënimin në Greqi, Çela: Përbën vepër penale dhe ka sanksione për këtë çështje
