Siguria e magjistratëve/ Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar…

Siguria e magjistratëve/ Vrasja e gjykatësit Kalaja, Çela: Të veprojmë për të përmirësuar…

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2024, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Një nga çështjet kryesore që Çela ngriti ishte ajo e sigurisë së njerëzve të drejtësisë, pas ngjarjes së rëndë të fillim tetorit 2025, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit. “Janë dy elementë, disa lidhen me standardet dhe garancitë që kanë të bëjnë me statusin. Sa i përket godinave, jemi në fazën e projektimit të tyre, por ka një vonesë. U bënë disa vite që e ngre si shqetësim, situata nuk është aspak e mirë”, deklaroi Çela. Sipas tij, veçanërisht në Tiranë, kushtet e punës për prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore janë...