Trump paralajmeron Putin: Në vend që të testojë raketa, ai duhet t’i japë fund luftës

Trump paralajmeron Putin: Në vend që të testojë raketa, ai duhet t’i japë fund luftës

Pasi Presidenti Putin bëri të ditur gjatë fundjavës se Rusia ka testuar me sukses raketën me energji bërthamore “Burevestnik”, një armë për të cilën Moska thotë se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse, ka ardhur reagimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë armë të re, që sipas rusëve ka arritur distancën prej 14,000 km, Trump i ka kujtuar homologut Putin se SHBA-ja ka një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të Rusisë. “Ata e dinë mirë se ne kemi një nëndetëse bërthamore para brigjeve të tyre, më e madhja në botë. Nuk është nevoja për fluturime 14 mijë kilometra. Në vend që të testojë raketa, Putin t’i japë fund luftës që e nisi sa për një javë dhe...