Kryeprokurori Olsian Çela, i cili raporton në Kuvend ditën e sotme lidhur me punën që institucioni që ai drejton ka bërë përgjatë vitit 2024, u ndal edhe të ngjarja e rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë shqiptare,vrajsa e gjyqtarit Astirt Kalaja brenda sallës së gjyqit.
Ai e cilësoi ngjarjen si një sinjal alarmi dhe theksoi nevojën urgjente për forcim të masave të sigurisë në institucionet e drejtësisë, duke shtuar se po ndërmerren hapa konkretë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të garantuar mbrojtjen e magjistratëve.
Çela: Nisur dhe nga ngjarja e rënë ku humbi jetën një magjistrat…kjo lidhet me gjendjen e godinave, stafet të cilat janë ose jo të trajnuar sa i përket sigurisë. Ka shumë për të përmirësuar në këtë aspekt. Ngjarja e rëndë është një nxitje për të vepruar sa më urgjentisht në këtë drejtim. Ne kemi bërë përpjekjet tona. Disa masa janë duke u ndërmarrë. Ka një bashkëpunim me Policinë e Shtetit për të na asistuar në këtë drejtim. Kjo ka nevojë për një qasjte të koordinuar dhe rikonceptim të pjesës së sigurisë së magjistratëve si për gjyqtarët dhe prokurorët. Nga prokurorët ngrihen shqetësime, ne jemi munduar t’iu përgjigjemi./vizionplus.tv
Vrasja e Astrit Kalasë tronditi sistemin e drejtësisë shqiptare, Çela: Thirrje urgjente për forcimin e sigurisë së magjistratëve
