Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Raportojnë krerët e drejtësisë, debat mes palëve për pyetjet. Çela: U hetuan krimet zgjedhore
Kuvendi i kësaj të hëne e ktheu fokusin tek krerët e institucioneve të drejtësisë. Në parlament, Kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, drejtuesit e ILD, KLP e KLGJ do të raportojnë punën e institucionit si çdo vit ku pritet të japin llogari edhe përpara ligjvënësve. I pari në radhë ishte Çela, i cili raportoi dhe ecurinë e hetimeve për krimet zgjedhore. “Janë një sërë çështjesh penale për të cilat ka nisur hetimi. Edhe vepra penale që ju i referoheni nga të dhënat e 2025r rezulton se prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë disa çështje penale që lidhen me përdorimin e fondeve publike gjatë fushatës, dhe përdorimin e administratës publike. Përdorimi i administartës, është objekt i hetimeve që ka nisur nga disa...