Si milingonat luftojnë epideminë

Si milingonat luftojnë epideminë

Milingona e zezë e kopshtit (Lasius niger) ka mahnitur shkencëtarët me mënyrën e saj të zgjuar për t’u mbrojtur nga sëmundjet: ajo jo vetëm që ndryshon sjelljen për të shmangur përhapjen e infeksioneve, por ridekoron edhe të gjithë folenë për të krijuar barriera natyrore ndaj patogjenëve. Sipas një studimi të ri nga Anglia, i botuar në revistën prestigjioze Science, ky kombinim sjelljeje dhe ndryshimi strukturor e bën mbrojtjen e milingonave jashtëzakonisht efektive – një strategji që studiuesit e quajnë “imunitet arkitektonik”. Ashtu si njerëzit që gjatë pandemive ndryshojnë zakonet dhe ambientet për të kufizuar kontaktet, edhe milingonat veprojnë në mënyrë të ngjashme. Gjatë shpërthimeve të sëmundjeve, ato modifikojnë strukturën e brendshme të foleve, duke zhvendosur zonat e ushqimit dhe pushimit nga “rrugët kryesore” ku qarkullojnë...