Lamine Yamal blen vilën luksoze ku dikur jetonin Shakira dhe Gerard Piqué

Lamine Yamal blen vilën luksoze ku dikur jetonin Shakira dhe Gerard Piqué

Ylli i ri i klubit të FC Barcelona, Lamine Yamal, bëhet pronari i një prej rezidencave më të famshme në Spanjë, ish-shtëpia e Shakirës dhe Piqués, duke bërë një tjetër hap në kombinimin e suksesit sportiv me luksin privat. Prona ndodhet në lagjen ekskluzive Ciutat Diagonal në Esplugues de Llobregat, zonë ku banojnë edhe lojtarë të tjerë të Barcelonës, si Alejandro Balde dhe Ronald Araujo. Sipas mediave spanjolle, vila ka vlerë rreth 14 milionë euro, shtrihet në një truall prej 3 800 metra katrorë dhe përfshin tre shtëpi të ndara, pishina të brendshme dhe të jashtme, palestër dhe ambiente të dedikuara për relaksim. Yamal planifikon ta përtransformojë rezidencën në një “home club” personal: palestër private, hapësira rikuperimi, trajner personal dhe sistem sigurie të avancuar, ideale...