Në Serbi themelohet Shoqata Historike Ruse, Vulin flet hapur për “luftën për botën serbe”

Në Serbi themelohet Shoqata Historike Ruse, Vulin flet hapur për “luftën për botën serbe”

Shoqata Historike Ruse është arsyeja e tubimit për të gjithë ata që e shohin Serbinë si një shtet që do të “luftojë pa asnjë kufizim për krijimin paqësor të botës serbe” dhe që të jetë një aleate e vërtetë e Rusisë dhe Kinës, tha kryetari i Këshillit të degës së Beogradit të kësaj shoqërie, Aleksandar Vulin, në Asamblenë themeluese në Beograd më 26 tetor. Që nga koha kur “bota serbe” u përmend për herë të parë në shtator 2020, siç ka raportuar më herët për Radion Evropa e Lirë, nga Ballkani Perëndimor paralajmëruan se ky term ngjall, pa rezistencë, aspiratat e politikës zyrtare serbe, të cilat në fillim të viteve ’90 luajtën një rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë. Vulin, lider i orientuar...