“Rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë në qershor”

“Rruga e Borshit dhe ndërhyrjet në Ksamil e Orikum përfundojnë në qershor”

Ndërhyrjet në disa zona turistike në vend që janë pjesë e projektit të qeverisë shqiptare me financim të një kredie të Bankës Botërore pritet të përfundojnë para verës 2026. Në një vlerësim të fundit të ecurisë së projektit për integrimin urban dhe zhvillimin e turizmit, nënvizohet përparimi i arritur dhe fazat në vazhdim. “Huaja fillestare u mbyll më 31 korrik 2025 me të gjitha punimet civile të përfunduara në katër bashkitë e projektit: Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Nën huan shtesë të financimit, zbatimi i punimeve është ende në vijim, duke përfshirë punimet për përmirësimin urban të integruar në Ksamil, përmirësimin urban të integruar në Orikum, ndërtimin e rrugës turistike Borsh, restaurimin e kalasë së Kaninës, kalasë së Borshit dhe shpellës së Spillesë, si dhe...