Raportimi i Çelës, Tabaku: Kriza që ka sot ekonomia, pastrimi i parave në ndërtim; Gjekmarkaj: Diskurs i ndërtuar mbi një paradoks

Raportimi i Çelës, Tabaku: Kriza që ka sot ekonomia, pastrimi i parave në ndërtim; Gjekmarkaj: Diskurs i ndërtuar mbi një paradoks

Pas raportimit në Kuvend dhe përgjigjes së pyetjeve të deputetëve, nga kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela, demokratët kanë shprehur rezerva mbi deklaratat e tij. Në fjalën e saj, deputetja Jorida Tabaku ngriti alarmin mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare për shkak të pastrimit të parave në ndërtim dhe uljes në 30% të vlerës euro për shkak të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Tabaku theksoi se nuk mori asnjë përgjigje mbi pyetjet e ngritura ndaj Çelës, ndërsa risolli në vëmendje një deklaratë të bërë në Komisionin e Ligjeve nga Çela në vitin 2022. “Deklarata juaj në maj 2022 te Komisioni i Ligjeve, ishte sikur shteti hiqte dorë. Sipas jush Prokuroria më e madhe ajo e Tiranës ka 7 prokurorë në seksionin e pastrimit të parave...