Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, kapen 193 kg marijuanë në kufi, shoferi braktis makinën dhe arratiset në këmbë
Vijon me intensitet të lartë trafikimi i marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë. Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drogës, duke sekuestruar një ngarkesë të madhe në kufirin greko-shqiptar. Sipas njoftimit zyrtar, oficerët e Departamentit të Narkotikëve pranë Nëndrejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimit të Janinës, në bashkëpunim me policinë e Konicës, zbuluan dhe sekuestruan një sasi të konsiderueshme marijuane në një zonë të pyllëzuar të Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë. Gjatë kontrolleve të vazhdueshme, një drejtues automjeti privat, pasi vuri re patrullat e policisë, tentoi të shmangte kontrollin duke bërë një kthesë të menjëhershme dhe më pas rriti ndjeshëm shpejtësinë. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai humbi kontrollin e mjetit, i cili doli nga rruga dhe u ndal. Shoferi...