Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Gjendet i pajetë 59-vjecari, dyshohet se…
Një 59 vjecar është gjetur sot i pajetë në ambientet e magazinës pranë banesës së tij në Fier. Burime të policisë thanë se 59-vjecari me inicialet Sh.S, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë gjaku. Ngjarja u shënua mesditën e kësaj të hëne në fshatin Cakran. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit. Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.