Ndërtimet pa leje, kryeprokurori Çela: Të hetohen zyrtarët që kanë lejuar zhvillimin e paligjshmërisë

Ndërtimet pa leje, kryeprokurori Çela: Të hetohen zyrtarët që kanë lejuar zhvillimin e paligjshmërisë

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela, ka dhënë përgjigje dhe lidhur me ndërtimet pa leje në vend, nëse ka pasur apo jo referime nga zyrtarë apo institucionet përkatëse, dhe në rast se jo, a jemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës, thuhej në pyetjen drejtuar Çelës. Olsjan Çela, i është referuar shifrave të vitit 2024 ku në total janë dënuar 400 të pandehur. Prokurori i Përgjithshëm thotë se nuk mund të japë një përgjigje konkrete për përgjegjësitë penale të institucioneve përkatëse, por nuk përjashton mundësinë e shpërdorimit të detyrës nga këto institucione apo zyrtarë. “Mund t’ju jap shifër të vitit 2024. Janë shumë çështje. Kemi për vitin 2024 ndërtimi i paligjshëm 1130 procedime, të pandehur 207, të dërguar për gjykim 358 dhe numri i të...