Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rritet kriminaliteti në vend, Çela në Kuvend: Gjatë 2024 janë trajtuar mbi 61 mijë materiale, 10.5% më shumë se një vit më parë
Kryeprokurori Olsian Çela paraqiti sot në Kuvend raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë trajtuar 61,167 materiale, çka përbën një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, numrin më të madh të procedimeve penale e ka pasur Prokuroria e Tiranës, ndërsa Dibra dhe Kukësi janë qarqet me përqindjen më të ulët. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara në shkallë vendi ka arritur në 1,037 për 100 mijë banorë. Qarqet me nivelin më të ulët të kriminalitetit rezultojnë Berati, ndërsa me më të lartin Saranda. Olsian Çela: Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin...