Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shtyhet seanca për, ish-sekretarin e Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndrecën
Abuzimi me tenderat për supervizimin e katër komisariateve të policisë, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca, është i vetmi nga 15 të pandehurit që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Përmes avokatit të tij, ish-deputeti socialist ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme dhe, nga ana tjetër, për të kaluar çështjen në Gjykatën Penale Tiranë, pasi ka humbur statusin e subjektit të veçantë. Në këtë të hënë, seanca gjyqësore u shty për shkaqe procedurale, ndërsa çështja ka kaluar për gjykim në themel. Plarent Ndreca është marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”. Procedurat e këtij tenderi janë kryer në kohën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sandër Lleshaj.