Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nevojë për ndërhyrje në ligjin mbi krimet online”, Çela: 2024, vit i vështirë. Operojmë me numër të ulët prokurorësh
Në seancën e sotme në Kuvend pritet të raportojnë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, mbi raportin vjetor për vitin 2024. Në fjalën e tij Çela raporton se 2024-a ishte një vit i vështirë për Prokurorinë e Përgjithshme për shkak të numrit të ulët të prokurorëve edhe për shkak të procesit të vetingut. “Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej...