Pjesë e grupit që kultivoi rreth 900 kg kanabis në Berat, 30-vjeçari shqiptar arrestohet në Britani! (EMRI)

Pjesë e grupit që kultivoi rreth 900 kg kanabis në Berat, 30-vjeçari shqiptar arrestohet në Britani! (EMRI)

Një 30-vjeçar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi akuzohet si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kg kanabis në Drenovicë të Beratit në vitin 2022. Xhuljano Hoxha pritet që të ekstradohet në Shqipëri, pasi ndaj tij GJKKO caktoi më 22 prill arrest në burg për kultivim droge dhe grup të strukturuar kriminal.   Sera në fshatin Drenovicë u zbulua gjatë një operacioni më 10 nëntor 2022. Në atë kohë u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. 11 persona u vunë në pranga, ndërsa nën hetim u vunë edhe 57 efektivë të DVP Berat, mes tyre edhe drejtues të lartë.  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë...