Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka? Ja si përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Irena Gjoka? Ja si përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çelaj, tha se periudha e verifikimit të çështjes së gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, nuk ka afat. “Gjykata e Posaçme rezulton e dënuar në Greqi. Po, përbën vepër penale deklarimi i të dhënave të rreme në formularin e dekriminalizimit. Ne rezultatin e verifikimit ia dërgojmë atij që e ka kërkuar. Procesi i verifikimit nuk ka afat, zgjatet sa herë që është e nevojshme. Ligji na ngarkon të bëjmë verifikim të plotë. Në rastin në fjalë çështja lidhet me kthimin e përgjigjeve ndaj letërporosive, që nuk janë në dorën tonë”, tha Çelaj gjatë raportimit në Parlament.