Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjorja/ Gjiknuri: Brenda pak ditësh do japim edhe propozimet, fokusi i parë do jetë financimi i partive
Damian Gjiknuri, i cili do jetë bashkëkryetari i PS në komisionin për Reformën Zgjedhore tha jashtë Kuvendit se i kanë dhënë përfaqësim të gjitha partive politike, edhe atyre me 1 deputetë, të cilët nuk do të kenë të drejtë vote, por mund të bëjnë propozimet e tyre. Gjiknuri tha se PS shumë shpejt do të bëjë propozimet e saj dhe fokusi i parë do të jetë ligji për financimin e partive politike. “Kuvendi votoi në mënyrë konsensuale ngritjen e dy komisioneve, ai për reformën zgjedhore. Për shkak të numrit të lartë të partive në Kuvend u kemi dhënë të drejtën të gjithë partive, edhe atyre me 1 mandat të marrin pjesë të bëjnë propozime, vetëm nuk janë anëtarë formal, por asgjë nuk i pengon për...