Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“U përdor administrata dhe fondet publike për zgjedhjet?”/ Çela i përgjigjet pyetjeve të deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve që i janë adresuar sot në Kuvend. Pyetjes së deputetit të PD Agron Gjekmarkaj për raportoni e OSBE/ODIHR në lidhje me krimet zgjedhore, konkretisht për përdorimin e administratës dhe fondet, ai deklaroi: Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor.