A ishte vërtet perandori Neron ai që i vuri zjarrin Romës?

A ishte vërtet perandori Neron ai që i vuri zjarrin Romës?

Natën e 18 korrikut të vitit 64, një zjarr i madh përfshiu Romën, duke e shkatërruar rëndë qytetin për më shumë se 6 ditë. Ai do të mbetej në histori si Zjarri i Madh i Romës, dhe legjenda thotë se perandori Neron, jo popullor tek masat “nisi të këndonte”, ndërsa qyteti po digjej. Por a ishte vërtet Neroni shkaktar i atij zjarri? A ka ndonjë të vërtetë në këtë histori? Pikëmja tradicionale, thotë se Neroni fajësoi për zjarrin të krishterët, duke nisur kësisoj 3 shekujt e persekutimit romak ndaj tyre. Asnjë burim parësor mbi zjarrin, nuk ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Përkundrazi, ne mbështetemi në rrëfimet dytësore nga historianët romakë Taciti, Suetoni dhe Dion Kasi. Taciti, burimi ynë kryesor i lashtë mbi këtë...