Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
A e dini pse shqiptarët në shumë raste vishnin teshat mbrapsht? Ja cilat janë domethëniet!
Bestytni shqiptare Nëse dikush mbante një veshje të kthyer së prapthi, donte të tregonte se po përjetonte një ndjenjë të thellë hidhërimi, apo një gëzim të papërshkrueshëm. Për shembull, në Mirditën e para shumë kohëve, veshja e gunës mbrapsht simbolizonte zinë e personit që e mbante dhe kishte të bënte me humbjen e një pjesëtari të familjes apo një personi të afërm, në mohë të re. Këtë zbrazëti të madhe shpirtërore për familjen dhe fisin, mirditorët e shprehin përmes kësaj mënyre të veshuri. Por, jo rrallëherë, nëpër rrugët e këtyre krahinave hasje edhe burra të qeshur në fytyrë që veshjet e bukura i mbanin së prapthi. Në zonën e Kelmendit p.sh nëse një burrë vishte gunën së prapthi, donte të tregonte se ai kishte marrë...