Teatri Kombëtar sjell premierën teatrore “Si ta doni”, një komedi romantike e Shekspirit me regji nga John Blondell

Teatri Kombëtar sjell premierën teatrore “Si ta doni”, një komedi romantike e Shekspirit me regji nga John Blondell

Nga Julia Vrapi Teatri Kombëtar sjell këtë tetor në skenë komedinë e Shekspirit “Si ta doni”. Një komedi romantike  me regji nga John Blondell, që në mbrëmjet e fundit të tetorit do të jetë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra teatrore është pjesë e sezonit të ri artistik 2025-2026, ku gjatë tij të tjera vepra të Shekspirit do të jenë në skenë për publikun. John Blondell është regjisor, drejtor artistik dhe profesor me karrierë ndërkombëtare. Themelues i Lit Moon Theatre Company në Santa Barbara (SHBA) dhe Verona Shakespeare Fringe Festival në Itali, ai ka drejtuar mbi 110 produksione në SHBA, Evropë dhe Azi. Në skenën tonë teatrore edhe më parë kanë qenë vepra të Shekspirit me regji prej Blondell, por këtë sezon artistik në...