“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa përjashtim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, nisin paralajmërimet

“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa përjashtim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, nisin paralajmërimet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga lirimi i hapësirave publike në vend. Në fotot e postuara nga kreu i qeverisë shihen çmomtimet të fasadave dhe tendave që kanë zënë trotuare. “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”, shkruan Rama krahas fotove. Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur gjatë sezonit veror këtë vit, ndërsa kryeministri Rama ka bërë me dije se ky proces do të vijojë deri në lirimin e të gjitha hapësirave të zaptuara në të gjithë vendin.