Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit Kalaja shpërtheu në lot në seancën e Apelit: Po ta dija, do e kisha….
Zbardhet qëndrimi i Gjon Shkambit në gjykatën e Apelit që i la në fuqi masën e arrestit në burg. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot. “Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë. Ai dyshohet për vrasje të mbetur në tentativë, teksa nipi i tij Elvisi pasi qëlloi ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë atë të pajetë në podiumin ku dha vendimin e fundit, shtiu me armë zjarri edhe ndaj Ragip dhe Ervis Kurti të cilët mbetën të plagosur. Prokurori vlerëson se Gjon Shkambi nuk reagoi dhe nuk kreu asnjë veprim dhe këtë e thotë...