Opozita “bombardon” Dumanin, 57 pyetje që presin përgjigjet e kreut të SPAK! Më pak të interesuar për ILD-në

Opozita “bombardon” Dumanin, 57 pyetje që presin përgjigjet e kreut të SPAK! Më pak të interesuar për ILD-në

Opozita ka bombarduar me pyetje kreun e SPAK, Altin Dumanin me 57 pyetje në total të depozituara paraprakisht në Kuvend. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, do të raportojnë sot punën vjetore në Kuvend pas raportimeve në komisionin e posaçëm të Ligjeve.  Jorida Tabaku kryeson listën me 8 pyetje për Dumanin, ndjekur nga Flamur Noka me 7 pyetje. 6 pyetje janë përgatitur nga Tedi Blushi, Luan Baçi. Ndërkohë Sali Berisha nuk ka përgatitur asnjë pyetje për asnjë prej përfaqësueseve që do të raportojnë.  Theksojmë se deputetët ka nisur një sherr në sallë, pasi opozita kërkon që përveç pyetjeve të depozituara, të drejtojnë dhe pyetje me gojë, kërkesë kjo që është kundërshtuar nga mazhoranca me argumentimin se kjo është një tendencë për të intimiduar titullarët institucionalë.