A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale. Hallin e kam te…

A do t’i shmanget Berisha Dumanit? Kryedemokrati përgjigjet: S’kam gjë personale. Hallin e kam te…

Pas ndërprerjes së seancës plenare, kreu i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.  Ai u pyet nëse do t’i shmanget kreut të SPAK, Altin Dumanit në Kuvend, pas deklaratave dhe ofendimeve që ka bërë në publik ndaj këtij të fundit.  Berisha u përgjigj duke thënë se nuk ka asgjë personale me të dhe se çdo gjë që ka pasur, e  ka thënë në publik.  “S’kam asgjë personale unë. Ato çfarë kam pasur i kam thënë më shumë se çdo njeri tjetër. Kam hallinë  qytetarëve. Nëse kërkoj të bëjë pyetje, debate, është për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, tha ai.