Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Greva e doganierëve grekë, dhjetëra qytetarë në pritje për kaluar kufirin në Kakavijë
Pavarësisht njoftimit të Policisë Kufitare e Kakavijës për ndalimin e mjeteve gjatë periudhës kohore 06:00-12:00 në këtë pikë sërish ka pasur një numër të konsiderueshëm automjetesh që prisnin në radhë për kalimin e kufirit. Shumë prej udhëtarëve janë shprehur se nuk ishin në dijeni për grevën e ndërmarrë nga dogana greke, ndersa nuk kanë munguar dhe rastet kur qytetarët janë mashtruar nga agjencitë e udhëtimit duke ju thënë se lëvizja e autobusëve do të vijojë normalisht. Greva e mbajtur nga doganierët grekë është për shkak se këta të fundit kërkojnë një rritje të pagës. Në njoftimin e një dite më parë Policia Kufitare e Kakavijës theksoi se do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.